Të tjera detaje zbulohen për ngjarjen në Vlorë ku mbeti i plagosur një 58-vjeçar.
Gazetarja Dorjana Bezat raportoi për “BalkanWeb” se i plagosur nga te shtënat me armë në një kompleks tek Uji i Ftohtë ka mbetur Dajko Cenodema, i cili ndodhet në spital jashtë rrezikut.
Po kështu burime nga Policia bënë me dije se ka dyshime se Cenodema është plagosur rastësisht dhe nuk ka qenë objektiv i atentatit.
Po kështu policia dyshon se ngjarja ka të bëjë me vijimin e konflikteve për vrasje të ndodhura pak kohë më parë. Kjo, pasi në vendin ku ndodhi ngjarja qëndrojnë persona të afërt me Edison Harizajn të vrarë në nëntor 2018 në Durrës.


