LSDM dhe BDI sikur garojnë se kush do të lëshojë më shumë pe pa u bërë vlerësim për pasojat ndaj interesave kombëtare, deklaroi në konferencë e sotme për shtyp sekretari i përgjithshëm i VMRO-DPMNE-së, Igor Jahnushev. Sipas tij shqetësuese janë deklaratat e Artan Grubit se problemi më i madh nuk është vetëm forma e emrit, por edhe pjesa tjetër e marrëveshjes që ka të bëjë me çështjet e identitetit.
Deputeti i koalicionit qeverisës i cili bisedoi me Nimicin vetë përmendi se problemi më i madh nuk është emri, por pjesa e mbetur e marrëveshjes që ka të bëjë me identitetin, gjuhën, kombësinë dhe përdorimin e përkthimit. Në vigjilje të bisedimeve mes Dimitrov dhe Kocijas, imponohet dilema, për cilat çështje të ndara do të diskutojnë dy ministrat? Dhe a do të mbeten në qëndrimin se nuk do të bisedohet për identitetin, ndryshimin e kushtetutës, gjuhën dhe kombësinë, siç premtonte Zaevi apo çdo gjë është vendosur në tryezë për pazarllëk siç deklaroi Grubi – deklaroi Igor Janushev, sekretar i përgjithshëm i VMRO-DPMNE-së.
Alsat-M

