Strukturat e posaçme për hetimin e krimeve zgjedhore në Kukës, në bashkëpunim me SPAK, kanë shpallur në kërkim dy persona të dyshuar për korrupsion aktiv në zgjedhje.
Policia bën me dije se janë shpallur në kërkim shtetasit Gazmend Peposhi dhe Kalosh Peposhi, ndërsa është kryer kontroll në banesat e tyre.
Strukturat hetimore të DVP Kukës nën drejtimin e SPAK, po punojnë intesivisht me qëllim identifikimin e shtetasve të tjerë ndaj të cilëve ka dyshime se janë dhënë vlera monetare për orientimin e votës së tyre ndaj një subjekti politik.
Njoftimi i policisë
Strukturat e posaçme për hetimin e krimeve zgjedhore në Drejtorinë Vendore të Policisë Kukës në bashkëpunim të ngushtë me Prokurorinë e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK), ka ushtruar kontrolle në banesat e shtetasve G.P dhe K.P në kuadër të hetimeve për veprën penale ”Korrupsioni aktiv në zgjedhje”, kryer në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 328 e 25 te K.Penal.
Policia e Kukësit ka shpallur në kërkim shtetasit G.P dhe K.P, dhe vijon puna intensive për kapjen e tyre.
Strukturat hetimore të DVP Kukës nën drejtimin e SPAK po punojnë intesivisht me qëllim identifikimin e shtetasve të tjerë ndaj të cilëve ka dyshime se janë dhënë vlera monetare për orientimin e votës së tyre ndaj një subjekti politik.