Dy vëllezërit administratorë të 2 qendrave masazhi, do të dërgohen në gjyq nga Prokuroria e Tiranës, për veprën penale ‘Pastrimi produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale’.
Bëhet fjalë për shtetasit Andi dhe Mario Roshi, të cilët në bashkëpunim me njëri-tjetrin, rekrutonin vajza si masazhatore dhe i detyronin të kryenin shërbime seksuale kundrejt pagesës. Përfitimet monetare vëllezërit i ndanin së bashku.
Sakaq, u është sekuestruar dhe pasuria pasi nuk justifikohen nga të ardhurat e ligjshme të siguruara ndër vite.
Nën masën e sekuestrimit janë vënë:
- ‘Njësi’, sipërfaqe 34m2;
- ‘Apartament’ me sipërfaqe 106.4m2, rruga ‘Hoxha Tahsin’;
- ‘Post Parkimi’ me sipërfaqe 41.2 m2 në Tiranë; dhe
- Tre automjeteve tip ‘Benz’, ‘Volksëagen’ dhe ‘Scoda Octava’.
NJOFTIM
Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë përfundoi hetimet dhe dërgon në gjyq vëllezërit M.R. dhe A.R. nën akuzë për veprën penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale” e kryer në bashkëpunim, e parashikuar nga neni 287 i Kodit Penal.
Në vijim të hetimeve të procedimit penal nr.1789 të vitit 2021, rezulton se këta shtetas, janë arrestuar si administratorë të qendrave të masazhit, pasi rekrutonin femra për t’i punësuar si masazhatore dhe i detyronin të kryenin shërbime seksuale kundrejt pagesës dhe përfitimet i ndanin me njëri – tjetrin.
Nga hetimet prokuroria provoi se pasuritë e tyre, nuk justifikohen nga të ardhurat dhe dyshohet se rrjedhin nga veprimtaritë kriminale. Për këtë arsye me kërkesë të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, u sekuestruan pasuritë e mëposhtme të cilat nuk justifikohen nga të ardhuar e ligjshme të siguruara ndër vite:
‘Njësi’, sipërfaqe 34m2;
‘Apartament’ me sipërfaqe 106.4m2, rruga ‘Hoxha Tahsin’;
‘Post Parkimi’ me sipërfaqe 41.2 m2 në Tiranë; dhe
Tre automjeteve tip ‘Benz’, ‘Volksëagen’ dhe ‘Scoda Octava’.
Për sa më sipër, Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, kërkoi dërgimin në gjyq për veprën penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale” e kryer në bashkëpunim, e parashikuar nga neni 287 i Kodit Penal për dy të pandehurit.