Ka vite që është kontestuar emri “Maqedoni” nga Grekët, një vit më parë Isidoros Kuvelos, në krye të misionit olimpik grek, ka reaguar te Ministra e punëve të Jashtme të Greqisë. Reagim nisi si rrjedhim nga shteti Brazilian, në kuadër të lojërave olimpike “Rio 2016”. Për këtë shkruhet në një nga gazetat e vendit, se RM nuk duhet të quhet Maqedoni, por “FYROM”, njohton Almakos.
“Edhe krahas instruksioneve të qarta nga Komiteti olimpik grek se vendi fqinj duhet të shkruhet si ‘FYROM’, brazilianët e shfrytëzojnë ‘MKD’ dhe referencat e këtij emri, veçanërisht në sajtin zyrtar të Rio 2016”, shkruan “Etnos”.
Por, këto ditë ka ardhur një propozim interesant nga “Financial Times”, në kohën kur Shkupi dhe Athina përpiqen maksimalisht për gjetjen e një zgjidhje të pranueshme për të dyja palët rreth kontestit të emrit, njohton Almakos.
“Për shkak të rëndësisë vitale për t’u arritur stabiliteti në Ballkan, unë sugjeroj që emri i ri duhet të jetë “Paeonia”. Banorët duhet të jetë shumë krenar me këtë emër, pasi për dallim nga Maqedonia, Paionët kurrë nuk njohën besnikërinë ndaj Mbreti të Madh të Persisë gjatë periudhës 512 deri 496 p.e.s.,” shkruan Malcolm Spencer nga Universiteti i Maçesterit.
Kjo mund të ishte mjaft e pranueshme edhe për shqiptarët, pasi historiografia shqiptare thekson se paionët ishin një grup fisesh ilire që banonin në luginën e sipërme të Aksiosit (Vardari) dhe degëve të tij, duke u shtrirë në Lindje deri te lugina e Srymonit (Strimon) në kufi me fise trake në Perëndim në kufi me dardanët, penestët dhe dasaretët e Ilirisë. Përmenden për të parën herë nga Homeri si aleatë të trojanëve kundër akejve. Në fillim të shek. V p.e.r. u pushtuan nga persët dhe dy fise të tyre me urdhër të Darit u shërngulën në Azi.
Në gjysmën e parë të shek. IV paionët kishin krijuar mbretërinë e tyre , një ndër sundimtarët e të cilit ishte Agisi. Që nga kjo periudhë historia e paionëve është e lidhur me përpjekjet e vazhdueshme të shtetit maqedon për t’i nënshtruar.
Kjo u arrit gjatë sundimit të Filipit II dhe sidomos të Aleksandrit të Madh. Megjithatë duke njohur qeverisjen e Maqedonisë, paionët vazhdonin të sundoheshin formalisht nga mbretëria e tyre. Vetëm pas nënshtrimit të plotë nga ana e Lismakut nuk bëhet më fjalë për mbretër paionë.
Pas pushtimit romak Paionia u nda midis krahinave II dhe III, nga të katër provincat autonome të Maqedonisë të krijuar nga pushtuesit. Me riorganizimin administartiv të perandorisë e në kohën e Dioklecianit, Paionia së bashku me Pelagoninë formonin një krahinë të veçantë të quajtur Maqedonia II ose Salutaris.
D.K
Almakos.com

