Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Agjencia për Investime të Huaja dhe Promovim të Eksportit InvestMaqedonia e Veriut së bashku me Кompanitë sot bashkuan forcat për një ekonomi më të mirë.
Në seancën e sotme qeveritare, u mor vendimi për të dhënë kontrata të ndihmës shtetërore sipas ligjit për mbështetjen financiare për investimet e kompanive, deklaroi drejtori i Agjencisë për Investime të Huaja, Bekim Emini.
“Sivjet, 280 kontrata të reja mbështetëse do të nënshkruhen me kompani që hyjnë në ciklet e investimeve prej rreth 145 milionë euro dhe do të krijojnë më shumë se 3700 vende pune gjatë 5 viteve të ardhshme ose derisa të përfundojnë kontratat e tyre.
Ndërsa vetëm në vitin 2021, këto 280 kompani investuan rreth 50 milionë euro dhe krijuan mbi 1500 vende të reja pune”, deklaroi Emini.
Ai shtoi se kjo Qeveri, angazhohet për të mbështetur ekonominë në drejtim të zhvillimit të ekuilibruar rajonal dhe të përshpejtuar teknologjik, futjes së inovacioneve dhe digjitalizimit të proceseve, gjë që kontribuon në produktivitet dhe konkurrueshmëri më të madhe të kompanive në tregjet e brendshme dhe ndërkombëtare.
Data 13.09.2025
Aktuale
- VMRO-DPMNE ka njoftuar se ka kompletuar listën e këshilltarëve dhe kandidatëve për kryetarë komunash
- Krasniqi: Stadiumi i madh i Prizrenit duhet të ndërtohet në një vend tjetër
- SHBA zotohet të mbrojë ‘çdo centimetër të territorit të NATO-s’
- Trajneri i Napolit: Rrahmani mungesë e madhe, por e zëvendësojmë
- Krenar Lloga: 30 vite marrëdhënie diplomatike – në podium asnjë qeveritar shqiptar
- Sadri Ramabaja i kundërpërgjigjet Ben Blushit: Kosova është hap drejt Federatës Shqiptare
- “Policia na tha: ‘Ja pafshi hajrin’”- IKMT do t’i shembë banesën, i moshuari: 30 vite ia kam dhënë votën Edi Ramës, të më “pushkatosh” tani është gjynah
- Arrestohen pesë persona nga Tetova dhe Gostivari, tek të cilët janë gjetur marihuanë dhe kokainë