– Miki Milkovski nga Rankovce, jurist i diplomuar dhe Marijana Kacarska nga Strumica, jursite e diplomuar me provim të dhënë të jurisprudencës, provim për noter dhe për përmbarues janë emëruar zëvendës të sekretarit të përgjithshëm të Parlamentit të Republikës së Maqedonisë .
Emërimi ishte në kuadër të seancës së tetë, në të cilën u shqyrtua edhe Propozim ligji për veprimtari doktorale, në kexim të parë i parashtruar nga deputetët e opozitës. Me 60 vota “pro” dhe 13 kundër u miratua edhe konkluzioni se ligji nuk është i pranueshëm dhe nuk mund të kalojë në procedurë të mëtejme, në lexim të dytë. Kryetari i Kuvendit Talat Xhaferi e ndërpreu seancën dhe paralajmëroi se deputetët për vazhdimin e saj do të informohen në mënyrë plotësuese Momentalisht vazhdon seanca e 12-të e Kuvendit të RM-së.