Emërimin e Richard Grenell si Përfaqësues Special të SHBA’së për dialogun, po e shohin me shqetësim ekspertët për Ballkanin, Flordian Bieber e Tim Judah. Ata thonë se një lajm i tillë ka qenë një surprizë.
Profesori i Universiteti të Grazit i cili ka njohuri të shkëlqyera për rajonin e Ballkanit Perëndimor, Florian Bieber, tashmë shtron pyetjen se cili do të jetë roli i Matthew Palmer, të cilin ditë më parë e kishte emëruar, Sekretari Amerikan, Mike Pompeo, si Përfaqësues Speical për Ballkanin Perëndimor.
“Nëse Trump e ka përzgjedhur Richard Grenell si përfaqësues special për dialogun Kosovë-Serbi, cili është roli i Matthew Palmer?”, ka shkruar Bieber, raporton Gazeta Express.
Bieber teksa ka përshkruar punën e Grenell në Gjermani, ka thënë se nuk është një shenjë e mirë emërimi i tij në pozitën e Përfaqësuesit Special.
Ndërkohë i habitur ka mbetur edhe analisti dhe gazetari britanik, Tim Judah, i cili ka thënë se emërimi i Richard Grenell është i “ çuditshëm”.
“Fillimisht SHBA’të emëruarn si Përfaqësues për Ballkanin një njeri të respektuar si Matthew Palmer, i cili njeh rajonin dhe liderët, dhe tani emëron dikë me asnjë njohur për Ballkanin, apo edhe për negociatat Kosovë-Serbi”, ka thënë Judah. Ai ka thënë se gjithçka duket se nuk ka kurrfarë lidhshmërie ./GazetaExpress/
If Trump names Richard Grenell special envoy for Serbia & Kosovo, what is the role of Matthew Palmer? Also worrying message for joint EU-US position: Grenell has a history of alienating Germany & EU as ambassador (calls in support of right/far right, for example).Not a good sign. https://t.co/lY1cM2MW7w
— Florian Bieber (@fbieber) October 4, 2019