Në emisionin “Intervistë në SHENJA”, kandidati për deputet nga radhët e “Frontit Evropian”, Elmi Aziri, tha se temë më kryesore dhe e rëndësishme do të ishte ekonomia, mirëqenia sociale, për shkak se, sipas tij, jemi dëshmitarë të ikjes së rinisë nga ky vend.
Aziri tha se fatkeqësitë po imponohen.
“Retorika primitive e cila u imponua nga ana e opozitës maqedonase, edhe VMRO-DPMNE-së edhe LEvixeës, natyrish nxit reaksione edhe nga pala tjetër. Për shkak se nëse nuk i përgjigjesh të njejtës, atëherë mund të fillojnë edhe nga konsumatorët të subjekteve politike shqiptare, të ASH-së, BDI-së, Fronti Evropian, mund të merret si dobësi, andaj po themi që nuk kanë filluar sot, veçanërisht retorika e VMRO-DPMNE-së, ka filluar qysh më herët”, tha Elmi Aziri, duke shtuar se kjo ka filluar pas zgjedhjeve lokale.
Ai tha se kjo retorikë është dashur të jetë e përfunduar duke e parë situatën multietnike në shtet, duke e parë gjendjen ekonomike.
“Maqedonia e Veriut është vend ku ka kriza latente, kriza ciklike, dhe vinë në shprehje kur ka cikle zgjedhore”, u shpreh Aziri.
Data 11.04.2026
Aktuale
- Pushim pas pushimi: Maqedonia e Veriut lider rajonal në mos-punë
- Mickoski: Pa veprim të BE-së, nuk ndryshon qëndrimi i Bullgarisë
- “Mabco Costruksion”, “Yda Group” dhe “2A Group” në qendër të hetimit/ SPAK: Tenderi i aeroportit të Vlorës i paracaktuar, munguan bilancet dhe auditimet
- Qeveria në seancën e fundit i dha dritë jeshile Ligjit për shtesa rinore
- Kallëzim penal për banorin e Studeniçanit, dyshohet se ka incizuar dhe ka bërë skica në kazermën e Tetovës
- Ndalohet në Kakavijë ish-drejtori i Shërbimeve Komunitare, u shpall në kërkim sepse punonjësi humbi jetën pasi ra nga kati i dytë (EMRI)
- Shkeljet me tenderin 2.2 milionë €/ SPAK kërkon pushimin e çështjes ndaj ish-kreut të Prokurimeve Publike, Jonaid Myzyri
- Policia zbulon ndeshje qensh në Kamjan – arrestohen tre persona, mes tyre dy të mitur


