Kryetari i Komunës së Sarajit, Muhamed Elmazi, në emisionin “Debat në SHENJA” ka deklaruar se nuk shfrytëzon asnjë përfitim nga pozita e tij në komunë.
Ai theksoi se nuk përdor asnjë mjet financiar apo material nga buxheti komunal, duke përfshirë ushqimin, pijet, karburantin apo benefite të tjera.
“Mbaj përgjegjësi të plotë se asnjë denarë të vetëm nuk e shfrytëzoj dhe asnjë benefit tjetër nga komuna, duke përfshirë këtu, ushqim, haje pije, naftë e kështu me radhë. Dmth nuk shfrytëzoj as veturë zyrtare, me të vetmin qëllim. Në punë shkoj me veturë private. Edhe më herët kur kam qenë drejtor në Shoqërinë Aksionare Nomagas, dy, tre muajt e fundit nuk e kam shfrytëzuar veturën zyrtare”, deklaroi Elmazi. /SHENJA/


