E ardhmja e Besnik Hasit në Belgjikë nuk është më e sigurt pas eliminimit në turin e dytë të Ligës së Europës të Anderlecht-it.
Trajneri shqiptar konsiderohet si fajtori numër një për humbjen që i shkaktoi ekipit belg skuadra e Etrit Berishës.
Mëngjesin e sotëm në Belgjikë disa medie hapën sondazhe ku pyesnin nëse do të ishte i drejtë largimi i 53-vjeçarit.
Në daljen e tij përpara gazetarëve pas eliminimit të Anderlecht-it, Hasi mori përsipër humbjen duke thënë:
“Ishte një ndeshje e dobët nga ana jonë.
Gabova në disa momente,
ishte një ndeshje katastrofë.
Mendoj se ekipi i Hacken meritoi gjithçka”.