Të angazhuar me kontratë të përkohshme punësimi, Besiana Xhaferi dhe Dimitar Gërçev, kanë përfunduar arsimin e lartë me një mesatare 10 dhe 9.7, duke përmbushur kushtet e nevojshme për këtë punë dhe një nga të angazhuarit është me arsim edhe më të lartë nga ai që ne kemi kërkuar, thotë ELEM, pasi në disa portale u raportua se Xhaferi ishte pranuar në punë me shkollë të mesme, kurse Gërçev edhe pa diplomë të shkollës së mesme, përcjell FLAKA.
Kompania reagon ndaj njoftimeve të vazhdueshme në disa prej portaleve që ofendojnë punonjësit e kompanisë, në rastin e vajzës së Talat Xhaferit dhe të birit të Mirosllav Gërçev, si dhe vetë ShA ELEM, me përmbajtje dhe pohime që, sipas tyre, të gjitha janë të pavërteta në këtë rast. FLAKA