Në “Verën e Shkupit” sonte në orën 20:30 në sallën e artit të Qendrës Kulturore-Informative në Shkup do të hapet ekspozitë e fotografive “Përkujtim nga Manastiri 2019”, në bashkëpunim me Ambasadën e Izraelit dhe shoqatën “Acta Non Verba”. Ekspozita përfaqëson 27 fotografi fituese nga juria e garës internacionale “Përkujtim nga Manastiri 2019”.
Në mars të këtij vitit, në ngjarjet e komemoracionet në Manastir, Shtip dhe Shkup për 76 vjetorin nga deportimi i hebrenjve nga Maqedonia në Treblinka, pjesëmarrësit u stimuluan të fotografojnë dhe marrin pjesë në garën. Prej qindra fotografive, juria tetë anëtarëshe nën kryesimin e Jizhak Adijas i zgjodhi fotografitë fituese të cilat i tregojnë ngjarjet e marsit.
Ekspozita u shfaq në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Izraelit, ndërsa në Shkup morën pjesë si rezultat i bashkëpunimit me Fondin izraelit për bashkëpunim dhe për promovimin e projektit në Manastir dhe me mbështetjen e “ARHAM” dhe “Acta non verba”.
Në programin shoqërues të “Verës së Shkupit” sonte koncert do të mbajë edhe rokeri i njohur serb Gjorgje David dhe bendi i tij “Death saw“ me performim në Suli an në orën 21.



