Nëse gjykatësit suprem i pranojnë propozimet e kryetarit të gjykatës, Jovo Vangelovskit, specialja do të bllokohet edhe më shumë, ndërsa do t’i jepet shuplakë e fortë gjyqësorit, vlerëson ish gjykatësja supreme, Vera Koco. Sipas saj, nëse votohen idetë e shefit të ri që bombat të mos jenë pjesë e dëshmive në gjykatë dhe Specialja të mos mund të dorëzojë kërkesa për mbrojtje të ligjshmërisë, gjykatësit suprem do të dëshmojnë se nuk vendosin vet dhe se u nënshtrohen ndikimeve. Për Kocon është indikative ajo që mbledhja e përgjithshme është anuluar, ndërsa gjykatësit kanë paraqitur pushim mjekësor.
Ky i ashtuquajtur pushim mjekësor më tregon se diçka po ndodh në gjykatë. Po ndodhin disa lëvizje, sepse është shumë lehtë të thuash se je i sëmurë dhe të mos vish në mbledhje. Sigurisht se në pjesë e gjykatësve fillojnë të mendojnë me kokën e vetë dhe të mos jenë në ndikimin e huaj dhe mos të jenë vasal të dikujt – tha Vera Koco, ish gjykatëse supreme.
Ish ministrja e drejtësisë nga radhët e LSDM-së, Meri Mlladenovska- Gjeorgjievska vlerëson se është e papranueshme që Prokuroria e rregullt të përzihet në punën e Speciales për lëndët që janë nën kompetencën e Janevës.
Besoj se te një pjesë e gjykatësve fillojnë të shfaqet ndërgjegjja për atë se a do të vazhdojnë të jenë mbështetës të ekzekutivit dhe ta fshehin krimin e tyre, ta pamundësojnë drejtësinë apo më në fund do të fillojnë të punojnë sipas ligjit – deklaroi Meri Mladenovska Gjeorgjievska, ish ministre e drejtësisë.
Një ditë më parë u shty seanca e përgjithshme në të cilën duhej të shqyrtoheshin propozimet e kryetarit të Supremes përmes të cilave në mënyrë shtesë do të bllokohet Specialja. Jozyrtarisht një pjesë e gjykatësve suprem, nuk i mbështesin propozimet e Vangelovskit.
Bojan Stojanovski

