Ekspertët kërkojnë që me reformat për administratën publike të përfshihen edhe shërbimet e inspektimit. Ata thonë se vendi jonë nuk ka nevojë për 34 inspektorate dhe për shumë inspektorë. Ish-deputetja e LSDM-së dhe profesoresha Ana Pavlovska Daneva tha se shembulli më i spikatur është ekzistenca e Këshillit të Inspektimit dhe kompetencat e tij.
Askush në katër vitet e fundit nuk është interesuar nëse duhet të ekzistojë Këshilli i inspektimit, një organizatë ombrellë që është unike në botë, një organ tjetër i tillë nuk ekziston. Ka këshilla Inspektimi, por jo me këto kompetenca si te ne. Pse ata kanë nevojë për aq paga të larta dhe cili është funksioni i Këshillit të Inspektimit dhe sa nga kompetencat me ligj janë përdorur në tre vitet e fundit nga ato inspektorë?– tha profesoresha universitare Ana Pavlovska Daneva.
Daneva thotë se ato institucione shpenzojnë para të qytetarëve dhe në fakt japin rezultate të vogla. Ministri i Shoqërisë Informatike dhe Administratës Damjan Mançevski thotë se tani është koha për zgjidhje sistemore.
A do bëhet heqje ose bashkim i shërbimeve të inspektimit? Jam dakord, është diçka që duhet të ndodhë. Ne duhet të fillojmë me ndonjë zgjidhje ligjore, veçanërisht në pjesën e Komisionit të shkallës së dytë për Procedurë administrative që është absolutisht përzierje e pushtetit të gjyqësorit dhe ekzekutivit– deklaroi ministëri i Shoqërisë Informatike dhe Administratës Damjan Mançevski.
Sindikatat thonë se përveç riorganizimit është i nevojshëm edhe përmirësimi i kushteve të punës ku punojnë administratorët. Ministria e Shoqërisë Informatike dhe administratës tashmë i kërkon vërejtjet, që të përgatisë një propozim-strategji për reforma në administratën publike.
Verica Pavlovska