Porositë dhe tonet kërcënuese të Nikolla Gruevskit drejtuar diplomatëve perëndimorë janë zhgënjyese dhe tërësisht jo reale. Sipas njohësve të çështjeve politike retorika e tillë nxit tensione në shoqëri dhe ndjell frikë te qytetarët.
Edhe profesori tjetër universitar, Nikolla Dujovski, vlerëson se përpjekjet e VMRO-së për destabilizim, do të rezultojnë të pasuksesshme.
“Pushteti në dy vitet e fundit tregoi prirje për destabilizim, por për këtë e mori edhe përgjigjen. Qytetarët duhet të kenë durim dhe të jenë të kujdesshëm. Nuk duhet të bëhet ndonjë hap i gabuar. Por edhe policia dhe të gjitha organet e tjera ngadalë filluan të ndërtojnë mekanizëm si të kontrollohet çfarëdolloj destabilizimi i mundshëm i shtetit. Prandaj, vlerësoj se në këtë periudhë mjafton të qëndrohet gjakftohtë, të priten koalicionimet në mënyrë që Maqedonia të mund të dalë nga kjo krizë”, tha Nikolla Dujovski, profesor universitarë, përcjell alsat.
Kërcënimi i ambasadorëve dhe refuzimi i bashkëpunimit me botën perëndimore sipas analistëve mund të çojnë në izolimin e vendit me pasoja të rënda edhe ndaj ekonomisë. Pa fondet nga vendet e huaja, politikat jo vetëm të Gruevskit, por edhe të cilitdo politikan tjetër nuk ka asnjë mundësi që të realizohen.