18 June
Në vend të ndihmës financiare shtetërore për fermerët, disa ekspertë propozojnë stimul të ri jo-monetar për fermerët vendas. Profesorë universitar thonë se modeli ekzistues i subvencioneve nuk jep rezultate për shkak se shumica e parave, në vend që të ri-investohen në rritjen e rendimenteve dhe sipërfaqeve përfundojnë në përmirësime të shtëpive apo edukimin e fëmijëve.
Nuk ka strategji zhvillimi. Me siguri diçka duhet të ndryshojë. Të shihet në strukturën e bujqësisë dhe struktura e eksportit dhe e prodhimit, gjithashtu të shihet cilat kultura do të mbështeten. Ndërsa, subvencionet mos të jenë në formën e primeve, por në formën e regresit. Primi është mbështetje e drejtpërdrejtë, ndërsa regresi është industrializim i prodhimit. Të jepet ndihmë, por jo me të holla, por për atë çfarë kanë nevojë- tha profesori universitar Jovan Azhderski.
Të ketë një bon sistem, fermeri të marrë para me të cilat mund të blejnë pajisje mbrojtëse ekskluzivisht të rekomanduara nga këshilltari specialist në atë fushë, të mund të blejë fara, plehra dhe në këtë mënyrë të menaxhojë vërtetë me subvencionet, por edhe të ketë dobi në këtë fushë– tha profesoresha universitare Gordana Pop Simonova.
Azhderski dhe Pop Simonova thonë se qeveria në vend që të punojë për prodhimtari bujqësore ekstensive duhet të punojë për prodhimtari bujqësore moderne, plasman të kulturave bujqësore si në tregun vendor ashtu edhe në atë të huaj. Ata vlerësojnë se strategjia për zhvillimin e bujqësisë duhet të zbatohet në praktikë. Apelojnë që qeveria të përgatisë plan pesëvjeçar për prodhimin e kulturave bujqësore që do t’ju mundësojë të mos krijohen teprica dhe të hidhen produktet. Disa fermerë thonë se urgjentisht duhet të funksionalizohet agro-bursa, të respektohen çmimet e kontraktuara dhe të garantuara për shitje, të ketë plasman për prodhimet, të ketë kredi të gjelbra që do të jenë kapital i freskët me të cilat do të mund të konsolidohen sipërfaqet, por edhe të rriten rendimentet.
Veric Pavlovska

