Ekonomisti dhe publicisti i njohur Visar Ademi së bashku me kolegun e tij Abil Baush – kanë paralajmëruar që janë duke u pëgatitur për një podcast ekskluziv vetëm për ekonomi. Në këtë podcast në fokus do të jetë ekonomia jo – konvencionale, ndërkaq priten ide edhe nga lexuesit se si mund të zhvillohet ky projekt.
“Të dashur miq. Dua të ndaj me Ju një ide/projekt që do ta fillojme se shpejti me kolegun Abil Baush e ka vite që e kam menduar. Bëjmë pregaditjet e fundit për të nisur një podcast ekskluzivisht per ekonomi (vetëm EKONOMI). Shumë më herët, kur nuk ishte koha e podcasteve këtë e kisha menduar si takime të rregullta 1-orëshe me njerëz që duan të dijnë diçka për ekonominë, por për aryse të ndryshme (hapësira, koha e lirë, etj) kjo asnjëherë nuk u realizua. Tani pas sa kohësh dua të jetësoj idenë e njejtë në formë të podcastit.
Platforma pretendon jo të spjegoj ekonominë akademike por të sjell konceptet jo-konvencionale të saj. Do të mundohemi të sqarojmë fenomenet ekonomike që ndodhin në shoqëri, të analizojmë dhe të intepretojmë ndodhitë dhe numrat si dhe të japim mendimet dhe idetë tona me lidhje me këto fenomene.
E kemi menduar ta nisim njëherë në javë por nese ka kërkesë dhe shikueshmëri gradualisht do të rrisim “dozën”.
Për në fund, perveç urimit mund të na jepni edhe ndonjë ide për podcastin. Ne i kemi disa por deri në fund të javës duhet të zgjidhet ai përfundimtar. Ku i dihet nëse bëhet shumë e famshme platforma do të jeni edhe Ju pjesë e këtij suksesi”, shkruan Ademi në paralajmërimin e këtij projekti.