Ministri i Ekonomisë dhe Punës, Besar Durmishi, në “PikëPodcast” me gazetarin Mefail Ismaili ka treguar ekskluzivisht se Qeveria do të rrisë pagën minimale në muajin maj.
“Më 20 deri më 25 mars diku është afati i fundit për tu mbajtur mbledhja ku do të vendoset paga minimale, që të respektojmë ligjin dhe marrëveshjen që është në fuqi, paga minimale për vitin 2025 gjegjësisht, pagën e prillin të cilën punëtorët do ta marrin në maj do të jetë 400 euro, ose 24.400 denarë”, tha ministri Besar Durmishi.
Sipas tij, në bazë të Ligjit që është në fuqi, paga minimale përllogaritet 50% e indeksin të shpenzimeve për vitin paraprak dhe 50% e pagës mesatare dhe del se sa do të jetë paga minimale. Ai shpjegoi se janë gjithmonë të gatshëm të përkrahin sindikatat dhe bizneset por edhe qytetarët për rritjen sa më të madhe të standardit.
Emisioni i plotë i #PikëPodcast me ministrin e Ekonomisë dhe Punës, Besar Durmishi, do të publikohet sonte në ora 20.00 në Ora24.tv dhe Almakos.com, ku flitet për
– Sa do të rritet paga minimale dhe kur⁉
– Çka përmban ligji i ri për Mbrojtjen e Konsumatorëve⁉
– Çka do të ndodh me marketet që kishin marrëveshje të fshehur për çmimet⁉
– Cilat masa i merr Ministria e Ekonomisë dhe Punës përmbrojtjen e qytetarëve⁉
– Masat për ruajtjen e krahut të punë⁉
/Ora24.tv