Siç mëson ekskluzivisht Almakos më 15 Shtator komisioni disciplinor do t’i vendos në shqyrtim propozimet për procedurat disciplinore të ngritura ndaj dy prokurorëve Fatime Fetai dhe Sasho Rajçev.
Prokurorja Fetai dyshohet se ka bashkëpunuar me pronarin e dënuar me vendim gjykate të portalit Dokaz M, Marjan Stamenkovski. Ndërsa, Rajçev, sipas burimeve në Prokurori, do të shqyrtohet nga komisioni për sjellje joprofesionale. Për të dyja rastet janë dorëzuar prova që duhet të vlerësohen nga Komisioni për përcaktimin e përgjegjësisë disiplinore.
Ndërkohë, sipas informatave të Almakos Shefi i Prokuroris së Lartë të Shkupit Mustafa Hajrulahi, ka ngritur edhe një procedur për shpifje në Gjyqin Themelor të Shkupit lidhur me shpifjet që janë bërë te portalin “Dokazm”. Prokuroria do të shqyrton nëse kolegët e tij kanë kryer keqpërdorim të pozitës dhe autoritetit zyrtar apo keqpërdorim të të dhënave personale, akte për të cilat është paraqitur kallëzimi.