Zgjedhjet e 15 korrikut përfunduan dhe tashmë vecse kanë nisur bisedimet për formimin e qeverisë së re. Bashkimi Demokratik për Integrim në opinion është paraqitur me kërkesën ose kushtëzimin për kryeministrin e parë shqiptar. Por, cila është e vërteta dhe realiteti, e dëshmojnë dy anë. Burime brenda LSDM-së, por edhe brenda BDI-së.
Burime brenda BDI-së për portalin Almakos thuan se kërkesa për kryeministrin e parë shqiptar ishte thjeshtë një marketing politik sa për t`i ruajtur ato pak vota që i kanë ngelur BDI-së.
“Ideja e kryeministrit të parë shqiptarë ishte thjeshtë sa për të mos pësuar në zgjedhjet e 15 korrikut. Ne kemi kërkuar dhe kemi gjetur formulën se si t`i ruajmë dhe materializojmë votat tona përmes kësaj kërkese. Absolutisht kjo gjë nuk është vijë e kuqe për BDI-në”, thuan për Almakos, burime brenda BDI-së.
Sipas këtij burimi, për BDI-në me rëndësi është që të jetë pjesë e qeverisë edhe pa kryeministrin shqiptar, vetëm të mos preken disa drejtori të cilat do të ndikonin direkt në përcarjen e partisë.
Në anën tjetër, portali Almakos u drejtua për t`i verifikuar këto informacione edhe te Lidhja Social Demokrate e Maqedonisë.
Burime brenda kësaj partie për portalin Almakos, thuan se BDI-ja vecse ka nisur kontaktet për formimin e qeverisë dhe se ka shpallur kërkesat e saj në lidhje me formimin e qeverisë e që janë:
- Ministria e Financave
- Guvernatori i Bankës Popullore dhe
- Shtatëmadhërinë në ushtri.
“BDI ka hequr dorë nga kërkesa për kryeministrin e parë shqiptarë. Ata po ngulin këmbë në ministrinë e financave, Guverantorin e Bankës Popullore, shtatëmadhërinë në ushtri. Këto kërkesa janë të drejtpërdrejta nga ana e Bashkimit Demokratik për Integrim për të cilat edhe do të diskutohet në forumet e partisë. Por, ne si parti jemi duke parë edhe opsione tjera për të formuar qeverinë”, thuan për Almakos, burime brenda LSDM-së.