Në spektaklin e së martës të Big Brother VIP Albania, çiftit Egli dhe Gjesti iu transmetuan pamjet e një interviste të dhënë nga Xheneta në Big Brother Fun Club.
Në intervistën e saj, Xheneta shprehu hapur zhgënjimin për mënyrën se si Gjesti e ka lënë pas të kaluarën e tyre dhe ka nisur një lidhje të re menjëherë pas transferimit nga BBVK në BBVA, ndërkohë që ajo ende vazhdonte rrugëtimin e saj në Kosovë.
Deklaratat e Xhenetës krijuan një situatë të tensionuar mes banorëve, veçanërisht mes Eflit dhe Gjestit, të cilët u gjendën në qendër të vëmendjes pas këtij transmetimi.
Egli u duk e prekur nga fjalët e Xhenetës, ndërsa Gjesti tentoi të justifikonte zgjedhjet e tij brenda shtëpisë.
Kjo situatë ka ndezur diskutime edhe në rrjetet sociale, ku fansat janë ndarë mes atyre që mbështesin Xhenetën dhe atyre që mendojnë se Gjesti ka të drejtën të ndjekë ndjenjat e tij brenda lojës.
Rrugëtimi i tij në BBVA tashmë duket edhe më i komplikuar, pasi ndikimi i së kaluarës ka filluar të reflektohet në marrëdhënien e tij me Eglin.