Një pretendim i ndjeshëm ka qarkulluar së fundmi në rrjetet sociale, ku është sugjeruar se këngëtarja Egli Tako ka humbur një fëmijë gjatë lidhjes së saj me aktorin dhe këngëtarin Olsi Bylyku.
Sipas një faqeje në Instagram, një story e publikuar nga Egli para dy vitesh mund të tregojë për një humbje të tillë, ku ajo shkruante:
“Ky ishte vendi ku ti mbroheshe, flije dhe ku pushove në paqe! Vendosa të të mbaj këtu përgjithmonë, ta mbaj këtë vend mbushur me ty, njësoj si zemrën time! Till we meet each other again snow. Mami të do!”
Megjithatë, familjarët e këngëtares, të cilët aktualisht menaxhojnë profilin e saj zyrtar në Instagram, kanë reaguar me tone të ashpra duke i quajtur këto lajme spekulative dhe të pavërtetuara, pasi Egli ndodhet brenda shtëpisë së Big Brother VIP Albania dhe nuk ka mundësi të reagojë vetë.
“Lat nam. Zotin ju kemi lënë se ju qenkeni fundi, s’ka më keq!” – shkruajnë ata në reagimin e publikuar, duke kërkuar ndalimin e përhapjes së thashethemeve të dhimbshme që cenojnë jetën personale të Eglit.