Gati se dy muaj edukatoret e çerdheve “Fidani” dhe “Borëbardha”, nuk kanë marrë rroga. Nëse edukatoret nuk i marrin rrogat deri fund të javës, atëherë ato planifikojnë të bojkotojnë mësimin duke filluar nga e hëna e ardhshme, thonë disa burime të Almakos-it.
“Kanë ngelur pa rroga, janë të vendosur që nga e hëna të mos mbajnë mësim, thonë se nuk do i pranojnë fëmijët në Çerdhe, nëse nuk marrin roga gjer të premten. Edhe përkundër presioneve të shumta ata janë të vendosur të bëjnë një gjë të tillë”- thotë për Almakos një qytetar i cili kërkoi të mbetet anonim.
Nga ana tjetër, nga komuna premtojnë në zgjidhje të problemit dhe pohojnë se kjo erdhi për shkak të problemeve teknike në buxhetin e komunës së Çairit.
“Për arsye të problemeve teknike me buxhetin e të cilat kanë të bëjnë me nevojën për plotësim – ndryshimin e renditjes së kontove, gjë e cila nuk bëhet pa mbajtjen e seancës së Këshillit të Komunës së Çairit, ka ardhur deri te vonesa e pagesës së pagave për edukatoret e kopshteve për fëmijë “Borëbardha” dhe “Fidani””, thonë nga e Çairit.
Sipas insormacioneve që morëm nga kjo komunë, ditën e premte (22.12.2017) është caktuar seancë e këshillitku pas miratimit të plotësim-ndryshimit të nevojshëm do të bëhet lëshimi i pagave.
Mevludin Imeri
Almakos.com