Edhe tre pacientë, të lënduar në zjarrin që ka ndodhur më 16 mars në Koçan, janë dërguar nga Qendra klinike universitare e Serbisë në Qendrën klinike universitare Nish, njofton MIA nga Beogradi.
Dy burrat dhe një grua janë dërguar nga QKUS në QKU Nish dhe trajtimin do ta vazhdojnë në Repartin e Klinikës për kirurgji plastike dhe rikonstruktive.
“Gjashtë të lënduar në atë ngjarje tragjike aktualisht janë shtruar në Qendrën Klinike Nish. Katër burra dhe një grua janë në repartin e Klinikës për kirurgji plastike dhe rikonstruktive, ndërsa një pacient është ende në repartin për Kujdes intensiv të Klinikës për anestezion dhe terapi intensive”, njoftojnë nga Qendra Klinike në Nish.