Në takimin joformal që ka pasur me gazetarë, kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi ka njoftuar se deputeti, Pavle Trajanov, nga radhët e Lidhjes Demoraktike, do të shkëputet nga grupi parlamentar i LSDM-së dhe do të veprojë i pavarur.
Ky vendim i Trajanovit vjen vetëm dy ditë pasi dy deputetët të Partisë Liberale vendosën që në Kuvend të veprojnë vetë dhe të largohen nga grupi parlamentar i LSDM-së.