Për dy javë pritet të lëshohet në funksion edhe një pikë e pagesës së rrugës në autostradën e Korridorit 10. Sipas njoftimit të ndërmarrjes publike për Rrugë Shtetërore, pika e pagesës rrugore do të vendoset në autostradën e re Demir Kapi – Smokvicë, rrugës për në Greqi. Ndërsa për një periudhë të shkurtër do të vendoset edhe në pikë tjetër, po ashtu rrugës për në Greqi. Drejtori i kësaj ndërmarrje, Zoran Kitanov theksoi se po kryhen përgatitjet përfundimtare dhe se pika e re do të lëshohet në përdorim, sidomos me fillimin e sezonit veror. Deri tani gati në gjithë autostradat e vendit funksionojnë pika të pagesës rrugore. Më e shtrenjta është në rrugën Petrovec – Veles që shkon në 80 denarë, ndërsa më e lira në rrugën Tetovë – Gostivar për 30 denarë.
Data 03.10.2026
Aktuale
- (VIDEO) Mickoski i pakënaqur nga mesazhi i Von der Leyen për ndryshimet kushtetuese
- (VIDEO) Aksion i madh policor në Shkup dhe Tetovë, arrestohen 19 persona
- Logos-A sjell dy botime të reja të Nexhat Ibrahimit për lexuesit fillestarë
- Gjyqtari i shkarkuar, Gjoko Ristov, do ta marrë të plotë edhe pagën e shtatorit
- Pas kontrolleve te Ron Yeffet dhe Ardi Veliu, SPAK regjistron dy vepra penale. Sekuestrohen kontratat te TIMAK i Arjeta Pucës
- Shtetasi bullgar ndalohet në Bogorodicë nën dyshimin për falsifikim dokumenti
- ‘Do vazhdoj me kokën lart’, Eli Fara me letër pas lajmeve për të
- Berisha: SHISH i drejtuar nga Agasi ka përgjuar opozitën, por edhe ambasadat dhe shërbimet e huaja në Shqipëri



