Drejtori i Byrosë së Sigurisë Publike, Aleksandar Janev, u takua dje me udhëheqësit e qyteteve ku do të zhvillohet raundi i dytë i zgjedhjeve lokale.
Gjatë takimit u diskutua situata e sigurisë në terren, sfidat e mundshme dhe masat që policia po ndërmerr në prag të ditës së zgjedhjeve.
Drejtori Janev theksoi se detyrimi i policisë është i qartë – të sigurojë një proces zgjedhor paqësor, të sigurt dhe demokratik, duke marrë të gjitha masat e nevojshme për të garantuar që qytetarët të votojnë lirshëm, pa presion, frikë apo kërcënime.
Ai shtoi se nuk do të ketë asnjë tolerancë ndaj veprimeve të paligjshme, dhe çdo përpjekje për të prishur procesin zgjedhor do të përballet me një reagim të shpejtë, profesional dhe vendimtar nga ana e policisë.
“Ashtu si në raundin e parë, forcat policore do të jenë të pranishme pranë qendrave të votimit dhe në të gjitha zonat që konsiderohen potencialisht të rrezikshme. Aktivitetet e sigurisë do të përforcohen me përdorimin e mjeteve teknike moderne, përfshirë mbikëqyrjen ajrore me dronë,” njoftoi policia.


