Parlamenti Evropian vlerëson se anulimi i peshave standarde është i dobishëm për tregun dhe konsumatorët. “Sasitë e lira nominale rrisin lirinë e konsumatorit të sigurojë mall në përputhje me nevojat konsumatorëve dhe rrisin konkurrencën në aspekt të sasive dhe çmimeve”, thuhet në direktivën evropiane të vitit 2009. Në arsyetimin e këtij vendimi thuhej se në ndërkohë është krijuar korniza ligjore që mbron konsumatorët , lidhur me theksimin e obligueshëm të çmimit për njësi të masës, ndërsa nga ana tjetër rritet numri i familjeve me pak anëtarë, andaj edhe është krijuar nevoja për paketimet më të vogla që nuk përputhen me kategoritë tradicionale. Ndryshe, një pjesë e shitësve por edhe prodhuesve e dinë që nuk mund të thonë gënjeshtra pa limit në reklamat që prodhojnë dhe që sipas ligjeve në shumë shtete , pretendimet e tyre duhet të mbështeten në statistika konkrete. Megjithatë, ato shpesh e shtrembërojnë të vërtetën mbi produktet e tyre. Gjatë reklamimit, kompania mund ta ekzagjerojë me veçanti të caktuara të produkteve, duke e bërë atë të duket shumë më cilësor se ç’është në të vërtetë. Sigurisht, veçantitë negative të një produkti nuk përmenden kurrë. Kështu, reklamat mund të mashtrojnë shumë njerëz, sidomos për një grup-moshë të re që shpenzon orë të tëra përpara televizorit apo internetit dhe përballet kudo me reklama të tilla agresive dhe mashtruese.
Data 28.03.2026
Aktuale
- VIDEO/ “Krim i krijuar me dashje!”- 29 vite nga tragjedia e Otrantos, shpërthen në lot ministrja Ismaili! Familjarët e viktimave: Vendimi i gjykatës italiane ka qenë i padrejtë
- Ndërroi jetë në Sarandë turisti grek/ Miqtë e 48-vjeçarit: Do largoheshim nga Shqipëria, por…
- Sot marsh për viktimat e diskotekës “Pulse” në Koçani
- Rikonstruimi i Qeverisë në maj-qershor, Mickoski: Nuk e kemi ndërmend për zgjedhje të parakohshme parlamentare
- Policia bastis shtëpinë e 25 vjeçarit nga Çairi, i gjenden drogë dhe peshore digjitale
- Dizeli nuk do të shtrenjtohet as javën tjetër
- Arrestohet një person në Shkup për posedim të drogës
- Arrestohen tre persona për drogë në Drenovec të Tetovës

