Edhe 128 qytetarë të tjerë nga diaspora prej dje kanë shprehur dëshirën që të votojnë në referendumin e shtatorit. Deri dje KSHZ kishte numëruar 862 shtetas të Maqedonisë që jetojnë përkohësisht në diasporë me kërkesë për të votuar, ndërsa sot janë numëruar 990 paraqitje. Më së shumti aplikime ka nga Berni, 83 gjithësej, pastaj Londra 77, Torontoja 60, Lubljana 62, Viena 57 dhe Kanbera 42. Deri më sot edhe 2179 qytetarë janë interesuar për gjendjen e listës zgjedhore, respektivisht e kanë kontrolluar veten nëse kanë të drejtë vote. Kontroll kanë bërë 337 qytetarë të Manastirit, 200 të Strumicës , 140 në Radovish dhe 129 në Prilep. Thirrja për paraqitje për votim në referendum filloi nga 9 gushti dhe do zgjasë deri më datë 23. Diaspora do të votojë një ditë para qytetarëve që jetojnë në Maqedoni.
Data 26.03.2026
Aktuale
- Ja si mund të shkarkohet presidentja Osmani sipas Enver Hasanit
- Kosovari arrestohet nga policia zvicerane, kërcënoi me vdekje ish të dashurën
- Alarme për bomba në Tetovë: Sërish panik dhe evakuim në disa shkolla
- Lopët kalojnë “ilegalisht” kufirin: 6 lopë nga Maqedonia ndalohen në Bullgari, pritet vendimi!
- Rreth 1.800 qytetarë magjistruan dhe specializuan në vend
- Petrovska: Misajlovski po ikën nga një duel me mua, nuk ka pasur ndryshime në mbrojtje për dy vjet
- Kuzmanovska nga MPJ: Vendimet tona duhet të jenë krah për krah me BE-në
- Policia operacion në Kapshticë, sekuestrohet 30 kg kanabis! Në pranga një grek

