Komuna e Tetovës bëri një hap, pas të cilit shpresojmë së do të pasojnë të tjerë, për zgjidhjen e problemit me mbeturinat. Vetëm tre kilomentra nga qyteti i Tetovës, pranë fshatit Trebosh u hap stacionin për ngarkimin e mbeturinave, njohton Almakos.
E gjitha planifikohet të funksionojë në këtë mënyrë: mbeturinat e grumbulluara nga amviseritë në baza ditore do të ngarkohen në stacionin e hapur sot dhe të njejtat më pas do të dërgohen në deponinë “Drislla” në Shkup.
Për kryetaren e Komunës ky është vetëm fillimi i zgjidhjes së problemit.
“Ky është moment historik për Tetovën. Mbeturinat më nuk do të hidhen në tokë, por do të hidhen në hinkë dhe nuk do të ketë kurrfarë prekshmërie me tokën, por ne gjithashtu jemi duke punuar edhe në stacionin për riciklimin e mbeturinave. Me këtë stacion do të përforcohet gjendja financiare e ndërmarrjes komunale prej njërës anë, ndërsa nga ana tjetër do të zvogëlohet sasia e mbeturinave që ne çdo ditë e ngarkojmë dhe e dërgojmë në deponinë “Drislla” në Shkup. Momenti i dytë është rregullimi i deponisë rajonale “Rusino” për të cilën negociojmë me komunat e tjera nga rajoni i Pollogut. Me rregullimin e saj në mënyrë të plotë do të zgjidhet problemi me mbeturinat në rajonin e Pollogut“- deklaroi Arifi.
Një hap i till është përshëndetur nga Eco Guerrila. Sidoqoftë me përshëndetjen, bashkangjiten edhe shpresat se pas këtij hapi të vogël do të vazhdohet më tej për zgjidhjen e një problem të madh.
“Stacioni i për ngarkimin e mbeturinave në fshatin Trebosh është një hap i vogël, por i rëndësishëm drejt zgjidhjes së një problemi shumëvjeçar të Tetovës. Siç u tha dhe nga autoritetet, ky hap llogaritet si faza e parë drejt zgjidhjes finale të problemit prandaj duhet të mos lihet me kaq, por të vazhdohet puna për t’u krijuar deponi rajonale sipas gjitha standardeve të kërkuara. Eco Guerilla do vazhdojë me presionin derisa të shohim zgjidhjen finale, por sigurisht që këtë hap e përshëndesim dhe i inkurajojmë autoritetet që në asnjë moment mos harrojnë sa e rëndësishme është zgjidhja e këtij problemi për qytetarët e Tetovës” – tha Arianit Xhaferi nga Eco Guerilla.
Si përfundim Kryetarja e Komunës së Tetovës , Tetuta Arifi, deklaroi se lokacioni ku deri më tani ngarkoheshin mbeturinat në hyrje të Tetovës do të pastrohet për një kohë të shkurtër dhe i tërë vendi do të trajtohet me preparate përkatëse kimike.
Për zgjidhje të problemit me mbeturinat , sipas saj, duhet të ndërtohet stacion për riciklimin e mbeturinave dhe të rregullohet deponia rajonale “Rusino”, projekte për të cilat Komuna e Tetovës punon me organizata të huaja.
Evi Shkopi
Almakos.com