Pas 7 ditësh kërkime intensive, është gjetur trupi i pajetë i 29-vjeçarit Ardit Beshiri, punonjësi i ekskavatorit që u zuri poshtë masivi i dheut më 3 maj.
Ngjarja ndodhi rreth orës 14:30, në zonën e njohur si “Qafa e Burrelit”, pranë fabrikës së përpunimit të kromit në bashkinë Klos, ku ndodhi një rrëshqitje masive dheu në një distancë prej rreth 2 kilometrash.
Në momentin e ngjarjes, Arditi ishte duke punuar me ekskavator si punonjës i një kompanie private që operon në fushën e shfrytëzimit të mineraleve.
Si pasojë e rrëshqitjes, ai u zën nga masivi i dheut dhe inerteve, duke humbur jetën tragjikisht.