Një incident i rëndë ka ndodhur dje pasdite në lagjen Draçevë të Shkupit, ku është lënduar një fëmijë 12-vjeçar, pasi dy persona me motor dyshohet se e kanë tërhequr zvarrë në rrugë.
Sipas informacioneve të MPB-së, rasti është raportuar nga gjyshi 71-vjeçar i të miturit.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 14:00, kur 12-vjeçari po lëvizte në një rrugë në Draçevë.
“Një motor i drejtuar nga një person iu afrua të miturit. Sipas kallëzimit, bashkëudhëtar në motor ishte A.H. (18) nga Shkupi, të cilin fëmija e njihte. Në një moment, A.H. e ka kapur për dore fëmijën, ndërsa motori ka vazhduar lëvizjen, pas së cilës i mituri ka rënë dhe është tërhequr zvarrë në rrugë”, njoftuan nga MPB.
Nga policia bëjnë të ditur se po ndërmerren masa për zbardhjen e plotë të rastit dhe identifikimin e të gjitha rrethanave të incidentit.
Data 20.09.2026
Aktuale
- Akuzat e Ahmetajt për trafik armësh/ “Ron Yeffet nuk e përmendi kot në përgjime…”! Gazetari: KAYO-TIMAK, model i marrë në Nigeri
- Revolta kundër Ramës nuk ndalet/ Mbahet sot protesta e 113-të
- Çfarë di Berlini? Spitalet gjermane përgatiten për luftë dhe fluks masiv pacientësh, rikthehen bunkerët e Luftës së Ftohtë
- Super El Nino po merr fuqi – kur priten reshjet e para të borës?
- Publikimi i aktgjykimit të Thaçit, Vlora Çitaku kërkon transparencë nga Haga
- Më 8 tetor miratohet harta e re territoriale. Votat në favor të mazhorancës, PD kundër
- Gruaja e Shpat Kasapit më në fund buzëqesh, kjo është arsyeja
- Protesta e natës: Qytetarët sfidojnë rendin, policia ndërmerr masa të reja



