Jo rrallë herë jemi mësuar që të shohim kryetar partish duke mbrojtur me fanatizëm të përzgjedhurit e tyre nëpër poste të ndryshme qofshin ato ministra, drejtorë apo funksionarë tjerë edhe pse janë kapur duke bërë gabime, nga ato më të voglat e deri në veprime kriminale. Një shembull ndryshe gjatë ditës së sotme e ka dhënë kryetari i partisë Alternativa, Afrim Gashi, i cili, pas publikimit në media, se drejtori i Fondit Pensional dhe Invalidor, Dritan Bexheti, si këshilltarë ka punësuar një familjarë të vetin, dhe një tjetër profesor të edukatës fizike, ka kërkuar nga ai që t’i lirojë ato nga puna.
“Sot e kisha në zyrën time drejtorin e Fondit Pensional dhe Invalidor, mikun tim Dritan Bexheti. Përveç diskutimit rreth mbarëvajtjes së punëve në Fond, biseduam edhe për temën e këshilltarëve të tij, që së fundi është shndërruar në temë me të cilën është marrë edhe opinioni i gjerë. Ndonëse u pajtuam bashkërisht se bëhet fjalë për këshilltarë që kanë dhënë kontribut në suksesin e punës së tij, për hir të transparencës dhe korrektësisë ndaj opinionit, si dhe mundësisë së interpretimit të përzgjedhjes së tyre me nota nepotizmi, kërkova nga Drejtori që këshilltarët e apostrofuar t’i lirojë nga detyra. Drejtori Bexheti e pranoi me mirëkuptim këtë kërkesë dhe besoj se së shpejti do ta realizojë. Të faleminderit për mirëkuptimin Dritan! Kjo është Alternativa!”, ka shkruar Gashi.
Data 13.09.2025
Aktuale
- Osmani: Çairi ka burime të pashtershme energjie, vullneti dhe dashurie për vendin tonë
- Bartësi i listës për Qytetin e Shkupit, Abdul Selam Selami, shpallet “Ambasador i Paqes” në Tiranë
- Izet Mexhiti: Çdo ditë pune do të jetë vetëm për Çairin
- Arben Taravari: Të gjithë ecim të bindur drejt Fitores së Tetorit!
- Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut refuzojnë të mbështesin rezolutën për Palestinën
- A jeni të gatshëm për të mbijetuar? Çmimet e bunkerëve privatë në Evropë po rriten
- Mjekët pa Kufij: Situata humanitare dhe mjekësore në Gaza ka arritur në fazën më të keqe
- Venera Azizi: Zëri i gruas shqiptare tashmë vendos në institucionet më të larta të RMV