Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Poliçan, ku një 35 vjeçar i ka dhënë fund jetës së tij pas konsumit të fostoksinës.
Viktima është identifikuar me emrin Aranit Tare, babai i një djali, e sipas burimeve në një gjendje të rënduar psikologjike.
Raportohet se ai ka pirë dy kokrra fostoksinë dhe ka gjetur vdekjen e menjëhershme.
Kanë qenë familjarët ata që e kanë gjetur 35 vjeçarin pa shenja jete në dhomën e tij dhe kanë njoftuar menjëherë policinë.
Burimet zyrtare konfirmojnë se Tare vuante prej disa vitesh nga probleme të rënduara depresive dhe kurohej për depresion.