Një ngjarje e rëndë është shënuar në Pogradec, ku një i moshuar i ka dhënë fund jetës së tij duke u vetëvarur në oborrin e banesës së tij.
Rasti është regjistruar në fshatin Vërdovë të Pogradecit.
Sipas informacioneve të para të policisë mësohet se 70 vjeçarin e kanë gjetur familjarët të cilët menjëherë kanë lajmëruar policinë.
Uniformat blu shkuan në vendngjarje dhe po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave.