Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Përmet, ku një 14-vjeçare është plagosur pasi ka rënë në një humnerë fshatin Lipe.
Mësohet se e mitura ndodhej me prindërit për pelegrinazh me rastin e ditës së “Shën Helenës” ku ka ndodhur dhe incidenti i rëndë.
Vajza e identifikuar si Ana Maria është tërhequr menjëherë dhe është transportuar në spital, por ende nuk dihet gjendja e saj.



