Pas zhvillimit të një procedure hetimore, Prokuroria Themelore Publike në Kavadar ka paraqitur aktakuzë kundër një personi për veprën penale – Vrasje sipas nenit 123 paragrafi 2 pika 2 të Kodit Penal.
I akuzuari, 43 vjeç, në një moment të pacaktuar saktësisht, gjatë ushtrimit të dhunës në familje, i mori jetën bashkëjetueses së tij. Vepra është kryer në banesën ku qëndronte viktima, në rrugën “Gjuro Salaj” në Kavadar. Autopsia tregoi se i akuzuari, i vetëdijshëm për veprën e tij, me forcë i kishte mbyllur hundën dhe gojën, duke shkaktuar mbytje, thuhet nga Prokuroria.
Prokurori publik i ka dorëzuar Gjykatës propozim për zgjatjen e masës së paraburgimit që më parë i ishte caktuar të akuzuarit.