MPB bën të ditur se gjatë ditës së djeshme është arrestuar një 25-vjeçar nga Shkupi, i cili dyshohej për një vjedhje që ishte bërë më herët, po të njëjtën ditë, përcjell TV21. Nga MPB bëjnë të ditur se i njëjti gjatë gjatë grabitjes kishte lënduar një të mëshuar nga Shkupi.
“Është privuar nga liria O.M.(25) nga Shkupi. Ndaj tij ishte lëshuar fletarrestim, në lidhje me një raportim të mëparshëm rreth orës 12:50, sipas të cilit ai ka marrë para nga shtëpia e një 73-vjeçari nga Shkupi në zonën e Bit Pazarit duke e kërcënuar me një objekt të mprehtë, pas çka i ka shkaktuar lëndime. Gjatë kontrollit, në shtëpinë e personit u gjetën një pjesë e parave të marra dhe lëndë pluhur”, thonë nga MPB.