“E keni bërë si fushë futbolli këtë Parlament, si doni ju e interpretoni”, kështu i tha deputeti i Frontit Europian, Blerim Bexheti, kryetarit të Kuvendit Afrim Gashi, për tekstin e Rregullores së re të Kuvendit. Bexheti tha se Rregullorja duhet t’u dorëzohet deputetëve me të gjitha “nishanet e një dokumenti”, dhe jo siç thotë, siç e kane pranuar tani, “si dorëshkrim, si punim seminarik”
E për këtë, Gashi tha se, Rrregullorja, me te gjitha nënshkrimet e miratimit do tu dorëzohet se shpejti deputeteve.