Me 11.05.2019 në ora 21.50 i punësuari në Njësinë Territoriale kundër zjarrit nga Kocani ka lajmëruar se në rrugën Stevo Teodosievski në Kocani nga zjarri është kapur vetura e tipit “Citroen Pikaso” me targa nga Shkupi në pronësi të personit T.L.(53) nga Shkupi, transmeton Almakos.
Zjarri ka kapur instalimin elektrik, pas së cilës vetura ka lëvizur vet mbrapa dhe është goditur me ndërtesën fqinje. Zjarri është shuar nga zjarrfikësit e Kocanit. Me autorizim të Prokurorit Publik është kryer kontroll në vendin e ngjarjes. Po ndërmerren masat për zbardhjen e rastit.


