Me 24.01.2019 rreth orës 22.00 në SPB Shkupi nga Brigada për mbrojtje kundër zjarrfikësve është lajmëruar se ka zjarr në banesën në rrugën “Hristo Tatarcev” në Shkup, në pronësi të J.G.(69) nga Shkupi me vendbanim në adresë tjetër, transmeton Almakos.
Flakët e zjarrit e kanë kapur një pjesë të dhomës së pritjes, ndërsa persona të lënduar nuk ka. Zjarri është shuar nga Brigada për mbrojtje kundër zjarrit në Shkup.
Kontroll do të kryhet gjatë ditës. Në banesë, sipas të paraqiturës në polici, paraprakisht me dhunë është futur një person i panjohur, por deri më tani nuk është njoftuar për ndonjë gjë të humbur.

