Me 03.02.2019 rreth orës 23.40 në SPB Shkup është lajmëruar se në rrugën ‘Lazar Tanev’ është shkaktuar një zjarr në byrektore në pronësi të K.A.(38) nga Shkupi ndërsa e dhënë me qira për F.Xh.(53) nga Shkupi, transmeton Almakos.
Arsyeja e zjarrit ka qenë parregullsitë e instalimit të rrymës, ndërsa zjarri ka kapur edhe katin e dytë. Zjarri është lokalizuar dhe shuar nga ekipi i zjarrfikësve. Persona të lënduar nuk ka. Do të kryhet kontroll.