Tiranë- Më datë 27.08.2022, në Don Bosko, gjatë një konflikti të çastit, shtetasja A. N., dyshohet se ka goditur me mjet prerës bashkëshortin, shtetasin F. Gj., i cili si pasojë është dëmtuar dhe ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.