Gjendet një kafkë njeriu dhe eshtra në afërsi të Fushë Krujës. Ato janë gjetur nga banore të zonës të cilët njoftuan policinë.
Ndërkohë, Prokuroria e Kurbinit po heton për të identifikuar personin. Eshtrat dhe kafka e gjetur, janë dërguar në ISHP për ekzaminime shkencore.
Në dukje, eshtrat janë të hershme dhe moshë e re, por pritet që ekzaminimet të zbulojnë më tepër detaje.



