Adnan Januzaj mund të kthehet tek Anderlehti i drejtuar nga trajneri Besnik Hasi. Këto janë zërat e fundit që vijnë nga merkato.
“Het Laatste Nieuws” ka raportuar se klubi belg ka kontaktuar menaxherin e Januzajt.
Bëhet me dije se Sevija ia ka dhënë lejen Januzajt të largohet gjatë verës. Ai është lojtari më i paguar në skuadrën spanjolle. Januzaj u huazua te Las Palmasi verën e kaluar nga Sevija deri në përfundim të edicionit 2024/25.
Ish-futbollisti i Mançester Junajtid, në 18 ndeshjet e zhvilluara në La Liga, realizoi dy gola dhe kontribuoi me një asistim. Te Junajtid, Januzaj ishte transferuar nga të rinjtë e Anderlehtit, teksa gjasat janë të mëdha që ai të rikthehet në skuadrën belge, për të tentuar të lerë gjurmë.