Dyshohet për pastrim parash përmes blerjes së biletave të lotarisë, ish-komisioneri evropian merret në pyetje nga autoritetet belge
Ish-ministri belg dhe ish komisioneri evropian, Didier Reyders, është marr në pyetje nga policia belge, ndërsa i është ushtruar kontroll në rezidencat e tij në Bruksel si pjesë e një hetimi për pastrim parash.
FP, raporton se hetimi, i cili është përgjegjësi e prokurorit publik të Brukselit, filloi në vitin 2023, pas një ankese të Shërbimit të Inteligjencës Financiare dhe Lotarisë Kombëtare.
Renders, 66 vjeç, dyshohet për pastrim parash përmes blerjes së lotarive dhe lojërave të tjera të fatit kur ai ishte ende ministër i qeverisë federale, por shuma nuk është specifikuar ende.
Dy ditë pas përfundimit të mandatit të tij në Komision, Reyders i është kërkuar t’u përgjigjet pyetjeve nga policia, por nuk është ndaluar. Sipas informacioneve, është kontrolluar edhe shtëpia e tij e pushimit në Wallonia.
Komisioneri Evropian, përgjegjës për Drejtësinë në mandatin e parë (2019-2024) të Ursula von der Leyen si Presidente e Komisionit, ishte përgjegjës ndër të tjera dhe për mbrojtjen e shtetit ligjor në BE.
Më parë, liberali ishte anëtar i qeverive belge për njëzet vjet. Ai qëndroi për vite si ministër i financave (1999-2011), më pas mori postin e ministrit të Jashtëm (2011-2019).
Këtë vit ai ishte një kandidat për t’u rizgjedhur si komisioner evropian i Belgjikës, por fraksioni i tij, Lëvizja Reforme (Mouvement réformateur, MR, liberal), preferoi në vend të tij, Haja Labib, 54 vjeç, një ish-gazetare dhe nga korriku 2022, kryetare e Diplomacia belge.