Alsat mëson ekskluzivisht se gjatë ditës në një takim në mes prokurorit të lëndës, ekspertit mjekoligjor, qendrës për punë sociale dhe Policisë, është shqyrtuar raporti paraprak nga hetimi i vdekjes së dy personave në Sllatinë të Tetovës.
Në raportin fillestar të ekspertit mjekoligjor, është konstatuar se deri tek vdekja ka ardhë si pasojë e helmimit nga ushqimi në shtëpi. Gjithashtu në raport është konstatuar se në trupat e dy viktimave nuk ka pasur shenja dhune.
Megjithëse raporti fillestar do të dorëzohet në Shkup për hetim më thelbësorë mbi llojin e helmimit të viktimave.
Jozyrtarisht, pritet që kryefamiljari pritet të lirohet për pjesëmarrje në varrimin e gruas dhe vajzës së tij./ Alsat.mk