Një incident i rëndë është regjistruar në orët e para të mëngjesit (04:10) në fshatin Dobrosht. Viktima, personi me iniciale A.A. (67), ka denoncuar se është sulmuar nga dy persona të panjohur.
Ngjarja ka ndodhur në rrethina të pazakonta: derisa 67-vjeçari po transportonte një udhëtar me automjetin e tij, dy persona me një makinë tjetër i kanë bllokuar rrugën dhe e kanë sulmuar fizikisht.
Policia e Tetovës njofton se për të dyja rastet po ndërmerren masat e nevojshme operative për zbardhjen e rrethanave dhe ngritjen e padive përkatëse penale ndaj sulmuesve.


