Me 01.05.2021 në ora 16.55 në fshatin Stajkovci nga zyrtarët policor të SPB Shkup është penguar vetura e tipit “golf 5” pa targa dhe tek bashkëudhëtari E.L.(18) nga Tetova është gjetur marihuanë, pas së cilës është arrestuar, transmeton Almakos.
Është arrestuar edhe shoferi L.M.(22) nga Tetova i cili nuk ka pasur asnjë dokument identifikimi me vete, ndërsa veturën e ka drejtuar me të drejtën e posedimit. Pas dokumentimit të rastit kundër tyre do të ngritet padi adekuate penale./Almakos/